Dita botërore e librit, me aktivitete në kryeqytet

Kultura

Dita botërore e librit, me aktivitete në kryeqytet

Më: 20 prill 2014 Në ora: 09:38

Qendra për Zhvillimin e Arteve ARTPOLIS në kuadër të “Culture for all” do të nisë programin e saj me fillim në ora 11:00 në një panair të librarive dhe shtëpive botuese nga Prishtina, për të vazhduar më pas me regjistrimin pa pagesë të lexuesve në Bibliotekën “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë.

Ajo është një ndër ditët më të rëndësishme të vitit. Në po këtë datë, njerëz të mëdhenj të librit kanë ardhur në jetë e kanë ikur nga ajo. 23 prilli në retrospektivë ishte me fat e fatkeq për Servantesin, Nabovokin e Josep Pla.

E sikundër kësaj ngjashmërie, tash e disa vite 23 prilli festohet si Dita Botërore e Librit. E shpallur si e tillë në vitin 1995, sivjet kjo datë shënohet edhe në kryeqytetin e Kosovës. Qendra për Zhvillimin e Arteve ARTPOLIS në kuadër të “Culture for all” do të nisë programin e saj me fillim në ora 11:00 në një panair të librarive dhe shtëpive botuese nga Prishtina, për të vazhduar më pas me regjistrimin pa pagesë të lexuesve në Bibliotekën “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë.

Aktivitetet vazhdojnë edhe me inkuadrimin e më të vegjëlve, më pas debate mbi librin në sheshin “Nëna Terezë” dhe krejt në fund një mbrëmje poetike me banorët rezidentë në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë. Ky i fundit është aktivitet që mbahet ditën tjetër, më 24 prill.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat