U publikua libri më i ri shkencorë “Conditioning Democratization”

Kultura

U publikua libri më i ri shkencorë “Conditioning Democratization”

Më: 16 prill 2014 Në ora: 22:02

Shtëpia botuese “Anthem Press”, me seli në Londër, Nju Jork dhe Delhi, nxorri në qarkullim librin më të ri akademik “Conditioning Democratization”, Kushtëzimi i Demokracisë, nga prof. dr. Ridvan Peshkopia, pedagog në Fakultetin e Shkencave Politike në UBT.

Libri përpiqet të teorizojë se sa shumë dhe në çfarë kushtesh mundet Bashkimi Evropian (BE) të ndikojë demokratizimin dhe konsolidimin demokratik në vendet që duan të anëtarësohen në të? Cilat mekanizma përdor BE-ja për të ndikuar reformat në vendet që dalin nga sundimi autoritar? Duke u përqendruar në Shqipëri dhe Maqedoni, dy vende postkomuniste me traditë të konfliktit të brendshëm, Kushtëzimi i Demokracisë analizon marrëdhënien midis kondicionalitetit të BE-së dhe reformave institucionale.

Libri përqendrohet në katër reforma sektoriale të anashkaluar në studime të tjera: kushtetuta, azili, decentralizimi vendor dhe sistemi i drejtësisë. Libri rishikon në mënyrë kritike teorinë e “demokracisë konsocionale” e konsideruar shpesh si kyç në stabilizimin e shoqërive shumë të ndara dhe e rizbaton atë në institucionet mbikombëtare të BE-së.

Me një prozë të rrjedhshme e të kuptueshme, Ridvan z. Peshkopia ndërton mbi shembuj nga disa sektorë në disa vende në mënyrë që të rikonceptualizojë këtë teori dhe tregon se, në të vërtetë, BE-ja mundet t’i përdorë kushtet për anëtarësim si një mjet për të inkurajuar dhe drejtuar reformat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat