“Washington Post”, “Guardian” marrin “Pulitzer”

Kultura

“Washington Post”, “Guardian” marrin “Pulitzer”

Më: 14 prill 2014 Në ora: 21:48

“The Guardian”, i publikuar në SHBA, dhe “Washington Post” kanë ndarë mes tyre Çmimin Pulitzer, për gazetari në favor të shërbimit publik, për një seri ngjarjesh të publikuara në lidhje me spiunazhin elektronik të Shteteve të Bashkuara.

Historitë bazoheshin te dokumentet e rrjedhura prej ish-kontraktorit të Agjencisë për Sigurinë Kombëtare, Edward Snowden. Mes fituesve të tjerë të këtij çmimi prestigjioz në gazetarinë amerikane, kanë qenë edhe stafi i “Boston Globe”, për raportimin e lajmeve “flash” nga bota.

Dy kryeredaktorët e agjencisë së lajmeve “Reuters” janë vlerësuar gjithashtu me këtë çmim për raportimin e ngjarjeve ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat