Munihu, qendër e artit rrugor

Kultura

Munihu, qendër e artit rrugor

Më: 12 prill 2014 Në ora: 00:21

Munihu është qytet që ka luajtur rol të rëndësishëm në historinë e artit rrugor, edhe pse shumica e gjermanëve e lidhin me çmime të larta të qerave të banesave, peliçeve, qenve të vegjël dhe përfaqësuesve të nivelit të lartë shoqërorë që pijnë shampanjë nëpër terrenet e golfit.
Megjithkëto, pikërisht në Munih në formë të grafiteve bashkëkohore nëpër mure dhe trena, ka lindur “street-art”-i gjerman.
Grafitët, rrënjët e të cilëve arrijnë deri në “shkarravitjet” e para nëpër muret e Egjiptit të lashtë, në formën bashkëkohore janë paraqitur në Nju Jork, në fillim vitet e 70-ta të shekullit të kaluar.
Në vitin 1985, “spreistët” e Munihut trenin S4 e kishin shndërruar në trenin më laraman në vend. Në atë kohë, edhe muri i parë në Gjermani, e njëkohësisht edhe më i gjati në Evropë, ishte miratuar që të shndërrohej në art rrugor pikërisht në këtë qytet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat