10 shkrimtarët më të famshëm të të gjitha kohërave

Kultura

10 shkrimtarët më të famshëm të të gjitha kohërave

Më: 3 prill 2014 Në ora: 17:33

Rreth 125 shkrimtarë dhe kritikë të njohur të kohës së sotme, kanë dhënë vlerësimin e tyre për autorët më të mirë të të gjitha kohërave. Ky vlerësim është studim i revistës “TIME”.

Lev Tolstoy (Leon Tolstoi), mban vendin e parë si shkrimtari më i madh botëror. Në kohën kur ai jetoi, kohë kur nuk çmohej si në kohën e sotme, ai jetoi një jetë plot brenga, dhembje dhe moskuptim. Pikëpamjet e tij rreth jetës, dashurisë, shoqërisë apo fesë nuk gjetën mbështetjen e famijarëve të tij. Në moshën 81-vjeçare, i sëmurë dhe plak, ai u largua nga shtëpia dhe u gjet i vdekur në stacionin e trenit të Astapovos.

William Shakespeare (Uilliam Shekspir). apo i vlerësuar ndryshe si “Lordi i shkrimit anglez” është vlerësuar i dyti. Me mjeshtërinë e tij në Poezi dhe Dramaturgji bëri të qajë e të qeshe botën mbarë duke hyrë në subkoshiencën e secilit me personazhet e tij dhe mjeshtërinë e gjuhës. Shekspiri është shkrimtari më i lexuar në botë, me rreth 4 miliardë libra të shitur. Ai realizoi gjithsej 37 vepra ku dallohen 13 tragjedi, 10 drama dhe 14 komedi.

James Joyce (Xhejms Xhojs), renditet në vendin e tretë. Ai është kritikuar shpesh për stilin e pakuptimtë dhe monoton. Pavarësisht kësaj, vlerësohet si një nga shkrimtarët me më tepër ndikim të shek. XX. Është njohur për romanin e tij “Uliksi” , për përmbledhjen me tregime “Dublinasit”, me veprën mjaft të diskutuar “Zgjimi i Fineganëve” etj.

Vladimir Nabokov (Vladimir Nabokov), një tjetër shkrimtar rus renditet në vendin e tretë. Ai u bë i famshëm me anë të Kryeveprës së tij “Lolita”. Romani që ka tronditur shoqëritë e të gjitha kohërave dhe është realizuar shumë herë në filma.

Fyodor Dostoyevsky (Fjodor Dostojevski), themeluesi i Ekzistencializmit në shek. XX, klasifikohet në vend të pestë. Shkrimtari rus i njohur edhe si filozof dhe eseist, mbahet për aftësinë e hulumtimit të psikologjisë njerëzore nga pikëpamjet me karakter politik ose shoqëror.

William Faulkner (Uilliam Folkner), në këtë listë zë vendin e gjashtë. I karakterizuar për natyrën e tij të tërhequr, nuk njihej dhe aq nga lexuesi deri në marrjen e çmimit “Nobel”. Vepra që i dha suksesin është “Një trëndafil për Emilinë”. Edhe pse më pak i arsimuar se të tjerët, puna në librari dhe afrimi me shoqërinë e letrarëve i hapi rrugën drejt Letërsisë. Njihet edhe për romanin “Mushkonjat” ku satirizon shoqërinë e letrarëve.

Charles Dickens (Carls Dikens), është një ndër shkrimtarët anglez më të njohur që zhvilloi romanin shoqëror. Fëmijëria e tij e mjerueshme, varfëria dhe puna që në moshë të re janë motivet që e kanë shtyrë shkrimtarin të krijojë personazhe fëmijërorë. Ngjarjet e jetës së tij ndoshta përbëjnë edhe çelsin e suksesit në veprat ku ai pasqyroi dhe rishkroi fëmijërinë e tij duke i dhënë një fund të lumtur. Njihet për vepra si: “David Koperfild”, “Oliver Tuist” etj.

Anton Chekhov (Anton Çehov), është vlerësuar si i teti nga kritikët e sotëm. Novelist i madh dhe i shquar në Rusi por jo vetëm, njihet për përmbledhjen e novelave të tij. Kur veprat e tij dolën fillimisht, ata i lanë me gojë të hapur të gjithë. I diplomuar për Mjekësi, me shaka thoshte: Mjekësia është gruaja ime, ndërsa Letërsia dashnorja”.

Gustave Flaubert (Gustav Flober), një ndër novelistët më të njohur francezë të shek. XIX, i orientuar drejt romantizmit evropian. Dallohej për stilin origjinal. Ai trashëgoi nga babai kirurg, syrin klinik ndaj jetës. Më pas, me anë të penës së tij arriti të bënte autopsinë e shpirtit të njeriut. Disa nga veprat e tij janë: “Zonja Bovari”, “Salambone”, “Një zemër e thjeshtë” etj.

Jane Austin (Xhejn Ostin), pavarësisht se shumë shkrimtare të tjera kanë dhënë kontribut në Letërsi, ajo është e vetmja që përfshihet në këtë listë. E njohur për veprën e saj “Krenari dhe paragjykim” apo për “Juvenilia”, e cila përmban punime të autores, kryesisht poema, drama, histori që ajo i shkroi për zbavitje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat