Kishte blerë 23 euro pikturat që vlejnë 10 milionë euro

Kultura

Kishte blerë 23 euro pikturat që vlejnë 10 milionë euro

Më: 2 prill 2014 Në ora: 20:52

Punëtori i një fabrike në Itali mbante në shtëpinë e tij, pa e ditur, dy piktura me një vlerë prej të paktën 10.6 milionë euro.

Sipas BBC, ai i kishte mbajtur prej 40 vitesh në murin e kuzhinës pikturat e Paul Gauguin dhe Pierre Bonnard.


Pikturat ishin vjedhur në shtëpinë e një koleksionisti në Londër në vitin 1970 dhe ishin lënë në një tren në Itali.


Në një ankand për sendet e humbura në vitin 1975, një punëtor i kompanisë Fiat i bleu aty për 45 mijë lira- rreth 23 euro.


Ai i vari në shtëpinë e tij në Torino dhe më pas i mori në Siçili kur doli në pension.


Por nisi të kishte dyshime për origjinën e tyre kur djali i tij pa një libër një foto të pikturave të Gauguin.


Ai u konsultua me ekspertët dhe më pas njoftoi policinë.


Ministri i Kulturës, Dario Franceschini tha se është një histori e pabesueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat