Në Drenas u mbajt Sofra poetike “Ymer Elshani” 2012

Kultura

Në Drenas u mbajt Sofra poetike “Ymer Elshani” 2012

Më: 17 prill 2012 Në ora: 14:44

Në përvjetorin e 13-të të vrasjes makabre nga forcat serbe të poetit Ymer Elshani, në organizim të Drejtorisë komunale të Kulturës sot në Shtëpinë e Kulturës në Drenas u mbajt manifestimi kulturor Sofra poetike “Ymer Elshani” 2012.

Salla e përmbushur përcolli dy kumtesa shkencore tematike nga pena të njohura të letërsisë, e para nga dr Hysen Matoshi me titullin “Feniksi kulturor shqiptar” dhe e dyta nga prof Rifat Ismajli me titullin “Mbi veprën tregimore të Ymer Elshanit”, ndërsa në vazhdim u lexuan poezi të përzgjedhura nga juria e konkursit letrar në përbërje dr Sadri Fetiu –kryetar, dr Adem Zejnullahu –anëtar dhe Shaqir Hasi -anëtar,që shpaëëi fituese këto: Vendin e parë e mori poezia Natë pa emër e autorit Izet Abdyli, vendin e dytë Kujtimet e verdha të Rrahim Sadikut dhe e treta vjersha Dorëshkrim e shifrës 100 lule, kurse çmimin special të Sofrës e fitoi poezia Jeta kallëzon përralla e Rizah Greiçevcit. Drejtori i kulturës, Agim Kastrati ka shpalosur historiatin e zhvillimit nga fillimi në vitin 1995, duke e shndërruar në një manifestim tradicional kulturor, që me krenari mori emrin e poetit të shquar, Ymer Elshani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat