Lotët e pikëllimit, mbi varrin e dëshmorit!

Kosova

Lotët e pikëllimit, mbi varrin e dëshmorit!

Nga: Sevdail Hyseni Më: 18 prill 2018 Në ora: 10:45
Kaqusha Thaqi

Në përvjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit Halil Thaqi, nga Qifllaku i Komunës së Rahovecit, bija e tij, Kaqusha Thaqi, një modeliste e përkryer e bukurisë shqiptare, lexon letrën e dhembjes krenare, nga përmbajtja e së cilës, të rrëqethet lëkura e të bënë të mos përmbahesh nga lotët e pikëllimit.

Duke lexuar letrën mbi pllakën e mermertë të dëshmorit të kombit Halil Thaqi, rrëshqasin lotët e bijës së tij Kaqusha, e cila i drejtohet me fjalë dhembshurie: “Ah, sikur të ishe gjallë, o babi im i shtrenjtë, që t’i prek rrudhat mbi ballë, ate përtej mundësive…Fytyrën tënde engjëllore ta përqafoj, ta ndjej, ta përkëdhel me lotin tim. Babi im!

Kujtimet për Ty, ende  rrezatojnë mirësi dhe aromë lulesh të freskëta. Tani kur prilli çel lulet e para, kam përshtypjen se lulja e parë do vjen me pamjen tënde të veshur bukur. Mirëpo, kur natyra vjen e buzëqeshur, në mungesën tënde, shtëpia jonë lëshon mrrolat dhe ballin na mbulon mërzia. Por, loti  krenar 19 vjeçar, kur unë isha fëmijë filloi të rridhte për Ty Babi. Tashmë jam rritur me mallin tënd dhe akoma pres te përmendorja jote të kthehesh dhe të më përqafosh si dikur.

Vitet po ikin e malli po shtohet për ty. Ti nuk je këtu, që t’ju gëzohesh sukseseve të fëmijëve tu. Pse rri i heshtur Babi? –  Pse nuk flet me mua tek varri yt? Mbase nuk e dëgjon vajin tim. Nuk i sheh as fytyrat e  nipave, që të këndojnë e pa ndarë derdhin lot për gjyshin më të mirin në botë.

Babi, a po i ndjenë  rapsodët dhe këngët e thurura për ty? A po i lexon vargjet e poetëve kushtuar Ty? As këngët as vargjet për babin tonë nuk na mjaftojnë, sepse Ti, nuk u ktheve bashkë me lirinë! Për këtë mall për Ty, nuk lodhemi kurrë, duke të bashkë më lirinë. E di, Ti nuk kthehesh. Ti je në ecjen e rritës sonë, në jetën tonë, drejt sukseseve tona….

Babi, fli i qetë. Lirinë, që na solle me shokë të idealit, ne po e shijojmë.

Faleminderit Babi! Pusho në paqe në amshim!

Çdo ditë jam te emri Yt, i gdhendur në pllakë mermeri…

Kaqusha Thaqi, është Top Modele Internationale e Marttini Projects, e cila në një Konkurs bukurie me karakter ndërkombëtar, u zgjidh Miss Fotozhenia "Fytyra më e bukur", pastaj ka marrë pjesë nëpër emisionet "Star Face"(Fytyra yjesh), si dhe është shumë aktive si foto-modele, jo vetëm nëpër projekte televizive, por edhe nëpër mediet e shkruara e elektronike, pa përjashtuar edhe  rrjetin social të Facebook-ut.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat