Ky është rezultati i Norës

Xhudo

Ky është rezultati i Norës

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 8 gusht 2016 Në ora: 15:36
Nora Gjakova, Driton Kuka

(E Plotësuar) - Nora Gjakova luftoi me të gjitha forcat në përballje me rumunen,  Corina Caprioriu.  Gjakova pësoi humbje dhe mbetet pa medalje, megjithatë ka lënë përshtypje të mirë. Rumunia u tregua më e mirë në disa aspekte, kurse Nora si duket ka ndikuar edhe ai lëndimi që e ka pasur që një kohë dhe nuk e pati fuqinë e saj ashtu siç kemi pritur. Gjakova u eliminua në të tetën e finales. 

Xhudistja Nora Gjakova e filloi me fitoren në kategorinë deri në 57 kg në Lojërat Olimpike-‘Rio 2016’. Ajo bëri paraqitje shumë të mirë në përballje me kolumbianen Yadinys Amaris. Nora kualifikohet në të tetën e finales, e cila synon të shkoi drejt zonës së medaljes, dhe t’i sjellë edhe të medaljen e dytë, pasi që të dielën në mbrëmje këtë sukses të madh e arriti Majlinda Kelmendi në kategorinë deri në 52 kg. Nora ngadhënjeu me ippon për 3 minuta e 13 sekonda, dhe tani për kundërshtare ka Corina Caprioriu nga Rumania.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat