Ahmeti e Thaçin gushëllojnë popullin turk

Maqedonia

Ahmeti e Thaçin gushëllojnë popullin turk

Më: 29 qershor 2016 Në ora: 16:58
Ali Ahmeti - Menduh Thaci

Lideri i BDI-së  Ali Ahmeti përmes një telegrami nga ngushëlluar popullin turk.

“I nderuari Kryetar Erdogan, Më lejoni që në emër të të gjithë neve pranë Bashkimit Demokratik për Integrim dhe në emrin tim personal t’ju shpreh ngushëllimet tona më të thella, juve, popullit turk dhe familjarëve të viktimave që humbën jetën si pasoj e sulmit terrorist në aeroportin “Ataturk” në Stamboll, të plagosurve shërim sa më të shpejt dhe kthim pranë familjeve të tyre.

Turqia është e fortë dhe do të përballojë këtë sfidë serioze. Jemi pranë jush dhe pranë botës demokratike në përpjekjet e vështira për ta mposhtur terrorizimin. Populli shqipëtar ka qenë solidar, prandaj edhe në këtë rast tregojmë solidaritetin tonë me familjet e viktmave dhe të plagosurve”, thuhet ne telegram.

Edhe lideri i PDSH-së , Mendu Thaci përmes një telegrami është solidarizuar me popullin turk. 

“Me keqardhje të thellë pranuam lajmin për sulmin e tmerrshëm terrorist dhe viktimat që pësuan në aeroportin e Stambollit. Sulmi ndaj civilëve të pafajshëm dhe përdorimi i dhunës nga kushdo dhe për çfarëdo arsye është i papranueshëm dhe i dënueshëm.

Në emër të Partisë Demokratike Shqiptare dhe në emrin tim personal, më lejoni të Ju shpreh ngushëllimet tona të sinqerta dhe të solidarizohemi me dhimbjen e Juaj, të familjarëve të viktimave dhe të plagosurve të tjerë.

Në këto moment të vështira mendimet dhe lutjet tona janë me Ju dhe me popullin Turk”, thuhet në telegramin e Thacit, drejtuar kreut shtetër turk. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat