Veseli: E lëshoj vendin e kryetarit të Kuvendit, vetëm mos e shkatërroni shtetin

Kosova

Veseli: E lëshoj vendin e kryetarit të Kuvendit, vetëm mos e shkatërroni shtetin

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 22:39

Kryetari i Kuvendit, Veseli ka thënë se opozita duhet të sillet më me dinjitet dhe të kenë kujdes.
Ai ka thënë se do t’ia lëshonte vendin e kryetarit të Kuvendit cilitdo prej opozitës, vetëm që gjendja të mos eskaloi, duke shprehur se nuk është i interesuar vetëm për pushtet.

“Unë ua lëshoj cilit do vendin e kryetarit të Kuvendit, por mos e shkatërroni shtetin. Në zgjedhje nuk mund të shkojmë sepse taktika për të shkuar në zgjedhje është vetëm për deligjitim qytetarë”, ka thënë Veseli.

Ai po ashtu ka thënë se herën e fundit opozita nuk e kanë dëgjuar fare sekretarin amerikan, John Kerry, për atë që la folur. Ai ka thënë se Kerry do të jep mesazhe nga Tirana për Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat