Veteranët, nesër në protestë (Video)

Kosova

Veteranët, nesër në protestë (Video)

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 23:52

Dita e hënë do t’i gjejë ish-Luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rrugë. Ata do të protestojnë në Sheshin ‘’Skënderbeu’’ në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00.

Në këtë protestë, veteranet e luftë do të kërkojnë publikimin sa më të shpejt të listave përfundimtare, si dhe zbatimin e projektligjit për vlerat e luftës së UÇK-së pasi, sipas tyre, këto vonesa që po u bëhen nga ana e komisionit Qeveritar, janë të paarsyeshme dhe të pakuptimta.

Këtë e ka konfirmuar Xhevdet Qeriqi, drejtues i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat