Haliti: PDK mblidhet nesër për Gjykatën Speciale

Kosova

Haliti: PDK mblidhet nesër për Gjykatën Speciale

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 13:15

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës pritet nesër të mblidhet për të diskutuar për themelimin e Gjykatës Speciale

Xhavit Haliti, në një prononcim për Gazetën Express ka konfirmuar se takimi që ishte dashur të mbahej sot është shtyrë për nesër

"Jo sot PDK nuk ka takim.. takimi është shtyrë për nesër ku do të mblidhemi të gjithë dhe do të diskutojmë për Gjykatën Speciale, mirëpo këto janë të gjitha informacionet që kam", shtoi Haliti.

Ndryshe, dje Kryeministri Mustafa ka mbledhur kabinetin qeveritar për të diskutuar për Gjykatën Speciale. Zëdhënësi i Qeverisë Arban Abrashi ka thënë se ende janë duke bërë përpjekje për t’i siguruar votat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat