EULEX dhuroi vetura për anti-kontrabandën e Doganës

Kosova

EULEX dhuroi vetura për anti-kontrabandën e Doganës

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 10:37

(E plotesuar) - Misioni i EULEX-it në Kosovë me një ceremoni zyrtare i ka dhuruar 15 automjete të tipit “Nisan” Doganës së Kosovës. Këto automjete do të shërbejnë për ekipet e anti kontrabandës për luftimin e krimit ndërkufitar dhe krimit të organizuar. Drejtues të Doganës thënë se këto donacione nga EULEX-i po edhe nga partnerët tjerë ndërkombëtar do ta ndihmojnë Doganën për arritjet e standardeve për integrimin evropian.

Rafuna: Këto vetura do të përdoren për luftimin e kontrabandës

“Këto 15 vetura të cilat i ka dhuruar EULEX-si që është një ndihmesë jashtëzakonisht e madhe, do të përdoren për luftimin e kontrabandës. Pra, këto vetura do ti shpërndahen ekipeve të anti-kontrabandës të cilat i kemi brenda doganës që veprojnë në bashkëpunim me policinë e Kosovës dhe me administratën tatimore për ta luftuar kontrabandën që bëhet në kufirin e gjelbër”, tha Rafuna.

Sipas të parit të Doganës, këto donacione në mënyrë indirekte ndihmojnë që dogana të mbledh të hyra më shumë për buxhetin e shtetit për arsye se luftimi i evazionit fiskal dhe kontrabandës reflekton në të hyra më të larta. Ai tha se strategji e Qeverisë së Kosovës është për luftimin e ekonomisë jo formale.

Ai theksoi se Dogana ka shumë donacione, dhe se nga këto donacione që janë marrë prej Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës... dhe të EULEX, Dogana po arrin të zhvillohet dhe po avancohet.

Rafuna: Falë donacioneve ne po zhvillohemi

“Në fakt EULEX-i e ka një departament të veçantë që e ka në kuadër të mandatit të tij për monitorimin dhe asistencën e Doganës së Kosovës. Ne kemi shumë donacione, falë tyre, donacionet që i kemi marrë prej Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës... dhe të EULEX, ne po arrijmë të zhvillohemi dhe ti kapim të gjitha hapat që kanë doganat më të avancuara dhe më të zhvilluara në Bashkimin Evropian”, tha Rafuna.

Ndërsa, shefi i Misionit të EULEX-it në Kosovë, Gabriele Meucci, tha se Dogana e Kosovës është dëshmuar si lider në rajon, dhe sipas tij ky donacioni me automjete është një pjesë e proceseve normale të punës se EULEX-it.

“Dhurimi ose do nacioni i automjeteve janë një pjesë e proceseve normale të punës se EULEX, mirëpo unë jam veçanërisht i kënaqur që ndodhem sot këtu për ti ofruar dhe dhuruar këto automjete Doganës së Kosovës. Dogana e Kosovës nën drejtimin e drejtorit Rafuna ka bërë hapa të jashtëzakonshëm drejt përmirësimit të proceseve të saj si dhe luftimit të korrupsionit. Dogana e Kosovës e ka dëshmuar veten si një lider në rajon”, tha Meuci.

Shefi i EULEX-it tha se këto automjete do të shfrytëzohen nga ana e ekipeve kundër kontrabandimit të doganës, për të luftuar krimin ndërkufitar si dhe krimin e organizuar.

“Këto automjete do të shfrytëzohen nga ana e ekipeve kundër kontrabandimit të doganës për të luftuar krimin ndërkufitar si dhe krimin e organizuar. Ato po ashtu do të shfrytëzohen edhe kundër kontrabandimit si dhe luftimin e mashtrimeve në sferën e doganës. Unë jam shumë i kënaqur që kemi mundësinë tonë t’ua dhurojmë dog anës këto automjete”, tha Meuci.

Ndryshe, vlerësohet se vlera e këtyre veturave është rreth 200 mijë euro.

***

Me një ceremoni zyrtare në Doganën e Kosovës është bërë pranim dorëzimi i 15 veturave të tipit "Nisan" të EULEX për Doganën.

Drejtues të Doganës vlerësuan lart donacionin nga EULEX-i dhe sipas tyre këto vetura janë të dedikuara për departamentin e anti-kontrabandë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat