Arianit Koci: Sami Lushtaku u dënua për një vrasje inekzistente (Video)

Kosova

Arianit Koci: Sami Lushtaku u dënua për një vrasje inekzistente (Video)

Më: 27 maj 2015 Në ora: 19:55

Avokati mbrojtës i Sami Lushtakut, Arianit Koci ka thënë se sot gjyqtarët e Gjykatës Themelore në Mitrovicë e kanë dënuar me 12 vite burg klientin e tij për një vrasje që nuk dihet se ku ka ndodhur, kush është i vrari dhe as nuk është zbuluar kufoma e tij.
Koci ka thënë se Lushtaku është dënuar me vetëm një dëshmitar përkundër dëshmive të shumë njerëzve tjerë që e kanë pohuar të kundërtën.

Ky avokat ka thënë se pas këtij rasti siguria juridike e qytetarëve është vënë në pikëpyetje.

Koci ka thënë se brenda një viti do të përfundojë rasti i Lushtakut në të gjitha shkallët e Gjykatave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat