Krerët e shtetit kundër babait të Pavarësisë!

Kosova

Krerët e shtetit kundër babait të Pavarësisë!

Më: 25 maj 2015 Në ora: 17:33

Politikanët e Kosovës nuk i bëri bashkë as figura atdhetare e babait të pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Qemalit. Krerët e institucioneve qendrore të Republikës së Kosovës, nuk morën pjesën në inaugurimin e shtatores së kryeministrit të parë shqiptar Ismail Qemalit.
Në ceremoninë e organizuar nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nuk morën pjesë as Presidentja, Atifete Jahjaga, as Kryeministrit Isa Mustafa, e as kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Komuna, kemi ftuar të gjithë

Zëdhënësja e Komunës së Prishtinës, Miranda Mullafazlia, thotë për “Bota sot”, se Komuna e Prishtinës ka ftuar të gjithë udhëheqësit e institucioneve qendrore për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të shtatores së Ismail Qemalit, përfshirë këtu edhe Presidenten, Kryeministrin dhe kabinetin qeveritar dhe Kryeparlamentarin.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat