Mot me shi deri të mërkurën, nga e enjtja ngritje të lehta të temperaturës

Kosova

Mot me shi deri të mërkurën, nga e enjtja ngritje të lehta të temperaturës

Më: 24 maj 2015 Në ora: 21:52

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që fushat me presion të ulët që kanë përfshirë vendin tonë do të jenë të qëndrueshme deri ditën e mërkurë.
Në këtë gjendje sinoptike, parashihet se do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu e shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8C -12 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 18C -22C.
Shtypja atmosferike deri të mërkurën do të mbetët nën vlerat e normales, ndërsa nga e enjte e tutje do të ketë ngritje të shtypjes mbi vlerat e normales ( 1014mb-1020mb). Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, dominuese do të jetë verilindja me shpejtësi 1-8m/s.
Nga dita e enjte e deri të dielën do të ketë ndërprerje të reshjeve dhe tendencë për ngritje të lehta të temperaturave maksimale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat