Zafir Berisha “privilegjohet” nga Ramadan Muja

Kosova

Zafir Berisha “privilegjohet” nga Ramadan Muja

Më: 22 maj 2015 Në ora: 16:42

Kryetari i Bashkimit Demokratik (BD) Zafir Berisha është “priveligjuar” nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, në caktimin e zyrës së partisë së tij.

Pas disa vitesh të shfrytëzimit të zyrës tek ndërtesa e Tregut të Gjelbër, Zafirit i është caktuar zyrja e partisë në qendër të qytetit, përkatësisht afër objektit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Zëdhënësi i Komunës, Ymer Berisha ka konfirmuar për “PrizrenPress” se Komuna ka caktuar një zyrë tjetër të punës për Bashkimin Demokratik.

“Partive në kuvend, Komuna duhet t’ju sigurojë zyre”, thotë Berisha.

Burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se zyrën e caktuar nga Komuna për BD-në e kanë synuar edhe disa subjekte tjera politike.

Zëdhënësi I BD-së, Leart Batusha ka konfirmuar ndërrimin e zyrës së partisë.

“Po e kemi ndërruar zyrën. Edhe tri ditë kalojmë në zyrën e re”, tregon Batusha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat