Komuna vazhdon me projektin për ndriçimin e rrugëve në Prishtinë

Kosova

Komuna vazhdon me projektin për ndriçimin e rrugëve në Prishtinë

Më: 26 prill 2015 Në ora: 21:39

Komuna e Prishtinës, respektivisht Drejtoria e Shërbimeve Publike e Komunës së Prishtinës ka vijuar me zbatimin e projektit për zgjerimin e ndriçimit publik.
Zgjerimi dhe modernizimi i rrjetit të ndriçimit publik është një prej projekteve më të rëndësishme të Komunës së Prishtinës, përmes të cilit do të ndriçohen të gjitha lagjet dhe fshatrat e kryeqytetit.
Në disa pjesë të qytetit janë duke u vendosur trupat ndriçues, ndërsa së shpejti do të fillojnë punët edhe në lagjet e tjera të Prishtinës.
Deri më tani, është bërë zgjerimi i ndriçimi në rrugët Dritan Hoxha dhe “Xhevat Qena” (Veternik), në “Lakrishte” dhe në rrethrrotullimin që ndodhet tek spitali në rrugën Fehmi Lladrovci.
Gjatë ditëve në vijim planifikohet zgjerimi dhe modernizimi i rrjetit të ndricmi publik në parkingun që ndodhet në rrugën “Tirana”, më pastaj tek shkolla “Xhemajl Mustafa”, zgjerimi i ndriçimit në rrugën Selami Pulaha që ndodhet në Ulpianë duke i përfshirë edhe parkingjet, tuneli që lidh rrugën “Rexhep Luci” me sheshin “Zahir Pajaziti”. Modernizmi i rrjetit të ndriçimit publik do të vazhdojë edhe në rrugën “Hajdar Dushi”, në fshatin “Shkabaj”, etj.
Zgjerimi dhe modernizimi i rrjetit të ndriçimit publik në hapësirat e pandriçuara do të shtojë në mase të madhe nivelin e sigurisë si dhe do të reduktojë mundësitë e aktiviteteve të keqbërësve, gjë që ka qenë edhe brengë e banorëve të lagjeve ku ka munguar ky ndriçim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat