Mustafa ndez “dritën jeshile” për veteranët e UÇK-së

Kosova

Mustafa ndez “dritën jeshile” për veteranët e UÇK-së

Më: 28 mars 2015 Në ora: 20:26

Kryeministri i Republikës Isa Mustafa, pritet që në ditët në vijim të zhvillojë një takim me disa veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Respektivisht me anëtarët e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së.

Burime të “Zërit” mësojnë se ky takim është konfirmuar edhe nga Kryeministria dhe që pritet të mbahet më 8 prill.

Nga ana tjetër, ai që nuk ka pranuar takim me këta përfaqësues është Agim Çeku, kryetari i Komisionit për verifikimin e veteranëve, invalidëve dhe dëshmorëve të UÇK-së.

Të njëjtat burime mësojnë se ka 10 ditë që ish-kryeministri Çeku nuk u ka kthyer përgjigje Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, e cila udhëhiqet nga Xhevdet Qeriqi.

Ndryshe, të premten është paralajmëruar një protestë nga ky Këshilli lidhur me zvarritjen e listave të cilat janë përpiluar nga Komisioni qeveritar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat