Demi: Presidentja Jahjaga nuk po del nga kornizat e “zarfit”

Kosova

Demi: Presidentja Jahjaga nuk po del nga kornizat e “zarfit”

Më: 19 mars 2015 Në ora: 12:08

Agron Demi drejtor i Institutit GAP, thotë se Presidentja vetëm po e argumenton gjithnjë e më shumë se nuk e ka ndërmend të del nga kornizat e “zarfit”.

“Si askujt tjetër, Presidentes i është dhënë mundësia që të dëshmoj se nuk është vetëm Presidente zarfi. Kjo mundësi ju dha për gjashtë muaj të bllokadës politike, kohë përgjatë së cilës ajo ishte thuajse autoriteti i vetëm legjitim shtetëror, dhe nuk diti ta shfrytëzoj aspak. Madje me pasigurinë e saj vetëm e vështirësonte gjendjen politike në vend”, theksoi Demi.

Sipas tij, tash, të gjithë janë duke e pritur që të vendos lidhur me Kryeprokurorin e ri, kurse ajo është duke pritur Gjykatën Kushtetuese të jap mendimin e saj, mendim të cilin nuk ia ka kërkuar askush.

“Thjesht, kompetencat e saj, Presidentja tani e një vit ia ka deleguar Gjykatës Kushtetuese, e cila është dukë degraduar ditë e më shumë. Me bindjen se do të jetë në mandate vetëm një vit, disi edhe është kapërdirë sjellja e saj jo kompetente. Po tash që ka mandat të plotë, do të duhej të sillej si Presidente, e së paku të thotë fjalën e saj për Kryeprokurorin e ri”, potencon Demi. Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat