Interesante: për Berat Buzhalën shqiptarët që po ikin nga Kosova janë të “zi”!

Kosova

Interesante: për Berat Buzhalën shqiptarët që po ikin nga Kosova janë të “zi”!

Më: 31 janar 2015 Në ora: 13:59

Për ish Deputetin e PDK-së dhe njërin nga publicistët më të spikatur në Kosovë Berat Buzhalën shqiptarët që po e lëshojnë vendin kanë një epitet të çuditshëm. Buzhala i cili pos me gazetën që drejton (Express) pokështu edhe përmes kanaleve tjera të komunikimeve sociale (FB e Twitter) ka një mori “ndjekësish”, këso radhe ka postuar një rrëfim intersant nga Vjena në profilin e tij në Facebook (të cilin mund ta lexoni më poshtë). Por ajo që len përshtypje: ai i quan shqiptarët që po ikin të “zi”. Nëse ka kjo konotacione racizmi apo edhe dhembjeje- mbase të dyja ngapak… mbetet të shihet.

Në vijim minitregimi i Buzhalës:

Ne njanen prej qendrave tregtare ne Vjene, po me tregon kamarieri shqiptar:
- Para dy netesh erdhen nja kater djem te ri, e rrishin ne qyshk te kafes pa fol kurrgjo. Kur u afrova me i pyet se cka po dojne me pi, nuk folshin hic vec e qiten gishtin ne meny permbi espresso. Mu dok qe folshin shqip, sa u largojsha une. U ktheva e i pyeta ‘o djem a jeni shqiptar?’
Me thane ‘po, vec po tutemi me fol se sa erdhem prej Hungarise, na i moren kah 450 euro per shoq, e tash po dojme me shku per Gjermani’.
Te kush ne Gjermani? ‘Se dime, vec me mbrri deri atje’.
Ky muhabet ne ora 22 te nates ne MariahilferStrase.
Kater shqiptar te zi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat