Thaçi priti shefin e ri të Eulex-it

Kosova

Thaçi priti shefin e ri të Eulex-it

Më: 20 tetor 2014 Në ora: 12:19

Kryetari i PDK-së dhe Kryeministri në detyrë Hashim Thaçi ka pritur sot shefin e ri të Eulex-it, italianin Gabriele Meucci. Me këtë rast, Thaçi, përmes Facebookut ka njoftuar për këtë bisedë të cilën po e japim në vijim:

"Sot pata kënaqësinë të takoja shefin e ri të misionit të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, z Gabriele Meucci. I urova mirëseardhjen në Kosovë dhe i dëshirova punë të mbarë në angazhimin e misionit të EULEX-it në fushën e drejtësisë. Biseduam për vazhdimin e bashkëpunimit të misionit të EULEX-it me institucionet e vendit me synim të formimit të sundimit të rendit dhe të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gjithashtu, e njoftova se do të vazhdojmë me përkushtim në angazhimet e ndërmarra në fuqizimin e demokracisë, sundimit të rendit dhe të ligjit, zhvillimin ekonomik, përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave dhe plotësimin e standardeve për anëtarësim në BE dhe NATO. HTH"

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat