Koalicioni e pret Presidenten, pastaj i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Kosova

Koalicioni e pret Presidenten, pastaj i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 23 shtator 2014 Në ora: 16:55

Koalicioni paszgjedhor LDK-AAK-NISMA dhe Lëvizja Vetëvendosje, nuk e hedhin poshtë mundësin që ti kërkojnë Gjykatës Kushtetuese interpretimin e pikës 127, që të gjendet një zgjedhje nga vetë deputetët e Parlamentit të Republikës së Kosovës.

Një mundësi të tillë e pranon edhe anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, i cili thekson se, nuk mund të përjashtohet një mundësi e tillë. Ai thotë se, do ti japin kohë Presidentes Atifete Jahjaga, dhe më pastaj mund ti drejtohen Kushtetueses për interpretimin e kësaj pike.

"Edhe pse është ende herët të konfirmohet se ky do të jetë hapi i radhës, prapëseprapë një mundësi e tillë nuk mund të përjashtohet. Siç e kamë thënë edhe më herët, ne duhet ti japim kohë aktivizimit të javës së kaluar të Presidentes. Të shohim se çka do të rrjedhë nga një proces i tillë, e pastaj edhe mund të ndodhë që t'i kërkojmë Kushtetueses interpretimin e pikës 127, me qëllim të tejkalimit të kësaj situate të komplikuar politike", thotë Gecaj.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat