“Kampioni” i këshilltarëve, ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi me vetëm dy këshilltarë me bacground prej juristi!

Kosova

“Kampioni” i këshilltarëve, ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi me vetëm dy këshilltarë me bacground prej juristi!

Më: 1 shtator 2014 Në ora: 14:49

Se pozitat e këshilltarëve në Kosovë janë vetëm sa për sy e faqe e tregon edhe përbëja e kabineteve të shumë ministrave.
Thuajse të gjithë ministrat, këshilltarët politik i kanë marrë njerëz që ose t’ua bëjnë një rrogë, t’i sistemojnë diku, ose t’ua kthejnë edhe të mirat që dikur ia kanë bërë ata.
As Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi nuk i ka shpëtuar këtij “sindromi”, raporton Gazeta Blic.
Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi edhe pse e drejton ministrinë e cila ka më së shumti nevojë për juristë, ai në kabinetin e tij ka vetëm dy këshilltarë që kanë bacground prej juristi.
I pari është këshilltari i Jashtëm Rexhep Haxhimusa, i cili tani është në pension, por që kishte drejtuar Gjykatën Supreme të Kosovës si dhe Dafina Buçaj, e cila është juriste dhe punon si asistente edhe në Fakultetin Juridik.
Kuçi, i cili është kampion për numrin e këshilltarëve, për të cilët kishte raportuar Gazeta Blic para disa mujash, se ka 10 këshilltarë, shumicën prej tyre i ka këshilltarë politikë dhe që nuk vijnë nga bota e drejtësisë.
Ndonëse para disa muajsh në uebfaqen e Ministrisë së Drejtësisë, figuronin 10 këshilltarë, tani në këtë ueb faqe figurojnë vetëm tetë këshilltarë.
Si këshilltarë i parë politik është Muharrem Mahmutaj, i cili kabinetit të Hajredin Kuçit iu bashkua nga Forca e Sigurisë së Kosovës.
Ministri Hajredin Kuçi është përkujdesur që edhe ish- rektorin e UP-së, Zejnel Kelmendi ta sistemonte si këshilltar politik, ndonëse ky i fundit me profesion është mjek. Kuçi gjatë kohës së udhëheqjes së universitetit nga Kelmendi ishte prorektor për Marrëdhënie me Jashtë, pra e kishte shef këtë të fundit.
Edhe këshilltari tjetër, Driton Lajçi nuk është i specializuar në fushën e drejtësisë. Lajçi është i specializuar në fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore.
Këshilltarja tjetër, Laura Perjuci- Zherka nuk ka fare të bëjë me drejtësinë.
Në CV e saj thuhet se ajo ka përfunduar fakultetin e Arkitekturës dhe të Ndërtimtarisë, pra as kjo këshilltare s’ka të bëjë fare me domenin ku punon.
Edhe këshilltarja tjetër, Jehona Lushaku nuk vjen nga fusha e drejtësisë. Ajo është politologe me profesion. Pos këshilltares punon edhe si asistente në Departamentin e Shkencave Politike.
Si këshilltarë tjetër Hajredin Kuçi e ka edhe profesion e Historisë së Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Eqeem Zenelajn.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat