Thaçi: Sot u vulos përcaktimi i Kosovës për vlerat e BE'së

Kosova

Thaçi: Sot u vulos përcaktimi i Kosovës për vlerat e BE'së

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 20:45

Kryeministri në detyrë Hashim Thaçi, me rastin e inicializimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian, ka thënë se nga sot është vulosur përcaktimi strategjik i Kosovës për t’u përcaktuar për vlerat e Unionit Evropian.

Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova është në fillim të procesit të integrimit në BE i cili në vete përmbanë shumë sfida, por sipas tij, për këtë jemi shumë të vendosur dhe të sigurtë se do t’ia dalim deri në fund.

“Sot u bë inicializimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Europian, pra u ndërmor një hap vendimtar në rrugëtimin e Kosovës drejt anëtarësimit në familjen evropiane”.

“Me këtë marrëveshje Kosova vulos përcaktimin e saj strategjik për të përqafuar vlerat e Bashkimit Evropian si dhe për t'u bërë pjesë e këtij unioni”.

“Jemi në fillim të një procesi të integrimit me shumë sfida, mirëpo unë jam i bindur që ne kemi potencialin dhe vullnetin e duhur për t'i përballur me sukses çdo vështirësi. Këtij zhvillimi duhet ti gëzohemi të gjithë sepse sot jemi edhe më afër përmbushjes së aspiratës së popullit tonë për integrim".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat