Themelohet Fondacioni “Arbër Ramadani” për personat e prekur nga kanceri

Kosova

Themelohet Fondacioni “Arbër Ramadani” për personat e prekur nga kanceri

Më: 19 korrik 2014 Në ora: 19:39

Rritja e numrit të të prekurve me sëmundjen e kancerit, ka bërë që në komunën e Suharekës të themelohet Fondacioni “Arbër Ramadani”, i cili do të mbledh mjete financiare për t’i ndihmuar të gjithë ata që janë të prekur nga kjo sëmundje vdekjeprurëse.

Në publikimin e fondit u tha se diagnostifikimi i hershëm mund të ketë sukses me shërimin e kësaj sëmundje.

Aktualisht në Kosovë janë të prekur 12 mijë e 500 të prekur nga sëmundja e kancerit, ndërsa vetëm për vitin kanë qenë 736 raste të reja të prekura nga kanceri.

Drejtori i Fondacionit “Arbër Ramadani” (FAR), Ibish Ahmeti tha se themelimi i këtij fondacioni ka ardhur si nevojë, duke e parë se numri i të sëmurëve nga kjo sëmundje po rritet në vazhdimësi.

“Në kohën kur numri i të sëmurëve nga kanceri është në rritje dhe paraqitja e kësaj sëmundje vdekjeprurëse në moshat e reja është gjithnjë e më e shpeshtë, në kohën kur papunësia në Kosovë është në shkallë të lartë dhe kriza ekonomike gjithnjë e më se thellë, kur ende nuk ekziston një fond i sigurimeve shëndetësore dhe mundësitë e shteti për t’i ndihmuar këto raste janë të kufizuara, e pamë të udhës që të themelomë këtë fondacion që sado pak do t’i ndihmoj këto raste”, tha Ahmeti.

Ai tha se vetëm ata që kanë pasur dhe kanë fatin e Arbërit dhe familjes së tij e dinë se sa e vështirë është të luftosh një sëmundje si kanceri edhe shpirtërisht edhe materialisht.

Ahmeti bëri thirrje që ndihmohet ky fondacion, duke thënë se një kafe me pak, një pije me pak, një dalje me pak me shoqëri, askujt nuk do t’ia dëmtoj shëndetin askujt, por një ndihmë simbolike me 10, 100, 1000 apo 100 000 mund të shpëtoj jetën dikujt.

Ndërsa, për të folur rreth rasteve dhe mjekimit të kësaj sëmundje, doktor i onkologjisë Destan Azemi nga Instituti Onkologjik i Prishtinës, tha se kanceri është një sëmundje mjaftë e rënd, ku sipas tij, qytetarët e Kosovës shkojnë në kontroll ose vizita mjekësore tek pasi të avancohet shumë, apo kur shkon në stadet e avancuara.

Ai tha se populli duhet vazhdimisht t’i ndihmoj këta të sëmurë sepse trajtimi është i shtrenjtë, barnat janë shumë të shtrenjta, dhe shumë herë brenda Institutit të Onkologjisë nuk ka barna të mjaftueshme për këta pacientë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat