Gashi i bën bashkë Bahtirin dhe Rakiqin

Kosova

Gashi i bën bashkë Bahtirin dhe Rakiqin

Më: 8 korrik 2014 Në ora: 15:08

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi ka pritur në kabinet dy kryetarët e Mitrovicës, asaj veriore Goran Rakiq dhe jugore Agim Bahtiri, si dhe përfaqësues nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

Në këtë takim, Gashi shprehu gatishmërinë e nivelit qendror të qeverisë së Republikës së Kosovës të bashkëpunojë ngushtë me të dy kryetarët e Mitrovicës në të gjitha aspektet për normalizimin e marrëdhënieve ndër-etnike, investimeve në këtë dy komuna, gradualisht dhe implementimin e ligjeve në fushat përkatëse.

Ndër temat e diskutuara ishte kthimi i sigurt i qytetarëve në të dyja pjesët e qytetit, aspekti i ndërtimit dhe rindërtimit, ku u ritheksua se mbetet në fuqi ndalesa e ndërtimeve si në jug ashtu dhe në veri të qytetit, njofton MMPH.

Të pranishmit u dakorduan për të vazhduar takimet e radhës në mënyrë që të gjenden zgjidhjet e duhura për çështjet që kanë të bëjnë me të mirën e përbashkët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat