“Ali Hadri”: Presidentja Jahjaga, mos luajë me ndjenjat e qytetarëve

Kosova

“Ali Hadri”: Presidentja Jahjaga, mos luajë me ndjenjat e qytetarëve

Më: 20 prill 2014 Në ora: 13:10

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, nëpërmjet kësaj komunikate për media, reagon ndaj vizitës që dje beri Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga në Manastirin e Deçanit dhe takimit me prijësin e këtij manastiri, popin Sava Janjiq.

LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, shprehet e mllefosur nga kjo vizitë, ngase Jahjaga, është fare mirë në dijeni me pretendimet politike që ka Manastiri i Deçanit, nda pronave shoqërore të dy ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”.
LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, i rikujton Presidentes Jahjaga se ishin pikërisht prijësit e këtij Manastiri, të cilët me 1998-1999, organizuan mesha, në të cilat merrnin pjesë qindra paramilitare serb, të cilët me pas kryen krimet me të renda ndaj popullsisë civile në Deçan dhe rrethinë.
LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, prapë i kërkon prijësit të Manastirit të Deçanit, popit Java Janjiq që të kërkoj falje publike, për krimet që i ka kryer kundër popullsisë së Deçanit dhe rrethinës.

>>Jahjaga vizitoi Manastirin e Deçanit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat