Jahjaga vizitoi Manastirin e Deçanit

Kosova

Jahjaga vizitoi Manastirin e Deçanit

Më: 19 prill 2014 Në ora: 22:17

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka vizituar sot Manastirin e Deçanit në prag të festës së Pashkëve.
Në Manastirin e Deçanit, Jahjaga është pritur nga igumeni i këtij manastiri, Sava Janjic, të cilin e ka uruar për festën e Pashkëve.

Duke e uruar për festën e Pashkëve, presidentja Jahjaga ka thënë se Pashkët janë një ditë e ringjalljes së jetës dhe të mirës, ditë e shpresës dhe e dashurisë, e mirëkuptimit midis njerëzve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat