Rufki Suma: Kryeministri nuk po vjen në Han të Elezit sepse nuk jam i PDK-së

Kosova

Rufki Suma: Kryeministri nuk po vjen në Han të Elezit sepse nuk jam i PDK-së

Më: 11 prill 2014 Në ora: 22:11

Kryetari i Hanit të Elezit, Refki Suma thotë se kryeministri Hshim Thaçi është duke bërë fushatë me vizitat e fundit që ai po i zhvillon tek bizneset në disa vende të Kosovës.
Në emisionin Argument Plus, ai thotë se biznese ka edhe në Hanë të Elezit, por që kryeministri nuk po shkon atje për shkak të kryetarit të komunës.

“Megjithatë pavarësisht që ai po thotë që viziton bizneset, edhe ne në Hanë të Elezit kemi fabrika, dhe po ashtu është edhe njëra ndër fabrikat më të mëdha në vend, ajo e çimentos. Mirëpo unë nuk jam i PDK-së dhe ai është duke vizituar komunat që udhëhiqen nga PDK-ja”, ka thënë Suma.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat