Berisha, Muja nuk ka shpëtim, Krasniqi joserioz

Kosova

Berisha, Muja nuk ka shpëtim, Krasniqi joserioz

Më: 6 mars 2013 Në ora: 00:09

Zafir Berisha, kryetar i Bashkimit Demokratik tha se Ramadan Muja duhet të jap dorëheqje pasi kjo është gjëja më e paktë që duhet ti ofrojë drejtësisë nëse ajo ekziston në ndonjë qoshe. Berisha, i cili për shkak të pakënaqësive qe ndarë nga PDK-ja, gjatë kohës sa ende ishte deputet i kësaj partie, tha se Muja dhe PDK do të vazhdojnë të ballafaqohen me skandale, pasi rasti i aktakuzës ndaj Mujës është vetëm fillimi. Ai tha se ky rast aktual duhet të përcillet me dorëheqjen e Mujës, pasi disa nga dëshmitarët janë nga komuna dhe ekziston mundësia që na presioni dhe në mënyra të tjera të shtyhen ti ndryshojnë deklaratat. Por, pavarësisht këtij procesi tha se ka tani më shumë ankesa dhe akuza nga zyrtarë dhe nga qytetarë të cilët pretendojnë për shkelje dhe padrejtësi të kryera nga Muja. Ai tha se kurrë asgjë nuk ka pasur me Mujën, pasi dy herë e ka ndihmuar të fitojë në Prizren, sa ishte në PDK, meqë edhe e ka pasur profesorë, dhe se përkrahja e tij ka qenë e motivuar edhe nga kjo arsye, respekti për profesorin e dikurshëm të Shkollës së Lartë në Prizren, por se nuk e ka besuar se një ditë profesori i tij do të ndryshonte aq shumë. Berisha tha se është befasuar kur ka dëgjuar nga vetë ai se ka punuar në gjykata në kohën e Rankoviqit.

Tha se Jakup Krasniqi nuk është treguar i sinqertë me të dhe jo parimor, pasi edhe kur ai ishte kritik ndaj Thaçit, e mbronte Tha[in dhe luante rol jo serioz. Ai tha në "Interaktiv" se nuk prêt ndonjë karrierë nga Jakup Krasniqi pavarësisht që tani është i vetmi që qëndron në vijën e mëhershme të PDK-së. ai tha se është qesharake vetëm të mendosh që PDK është parti e djathtë e lëre më ta quash.
Ai tha se ndryshe është puna me Fatmir Limajn, për të cilin tha se akuzat janë politike dhe thjeshtë ndodhet në paraburgim për shkak të kundërshtarëve politik. BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat