Lautaro “mesazh” Inter-it

Futboll

Lautaro “mesazh” Inter-it

Më: 26 mars 2024 Në ora: 11:21
Lautaro

“Nëse Mascherano dëshiron të mbështetet tek unë, do të jem gjithmonë në dispozicion”-kështu u shpreh Lautaro Martinez kur u pyet se nëse do të ishte pjesë e skuadrës së Argjentinës për Lojërat Olimpike Paris 2024.

Kapiteni i Inter-it u shpreh se ai punon gjithë kohës për të veshur fanellën e Argjentinës në çdo mundësi që i jepet.

“Unë punoj për të veshur këtë fanellë, ​​të jesh në kombëtare është një privilegj. Nëse Mascherano po dëgjon, mund t’i konfirmoj se jam i disponueshëm”-deklaroi Lautaro Martinez.

Duke i përçuar Inter-it mesazhin se për të Kombëtarja vjen gjithmonë e para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat