Kosova sfidon Armeninë, trajneri Foda në debutim

Futboll

Kosova sfidon Armeninë, trajneri Foda në debutim

Më: 22 mars 2024 Në ora: 11:34
Foda

Kosova do të luajë sot kundër Armenisë miqësoren e parë për këtë vit, teksa ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Vazgen Sargsyan Republican” të Jerevanit në orën 17:00.

Trajneri gjerman, Franko Foda, debuton në pankinën e “dardanëve”, ndërsa beson tek një nisje e mbarë.

Në konferencën para ndeshjes, ai ka treguar se është i kënaqur me stërvitjen që kanë bërë lojtarët dhe sipas tij, të gjithë janë në gjendje të mirë.

“Kemi pasur disa stërvitje të mira në Prishtinë, ndonëse koha nuk ka qenë e përshtatshme. Sido që të jetë, lojtarët kanë qenë në formë dhe në gjendje të mirë fizike. Amir Rrahmani dhe Milot Rashica kanë pasur disa probleme të vogla muskulore, por tashmë të dy janë mirë dhe do të jenë gati”, ka thënë fillimisht Foda, ndërsa komentoi në vijim kundërshtarin.

“Armenia dhe Kosova kanë lojtarë shumë të mirë, sidomos teknikisht. Në tri ditët e fundit jemi koncentruar në aspektin taktik.

Do të luajmë në mënyrë sa më agresive dhe të sulmojmë shpejt.

Nuk e di se kush është favorit i ndeshjes, por di që jemi përgatitur mirë dhe duam të fitojmë”, përfundoi Foda.

MURIQI – Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka qenë gjithashtu para mediave në krah të trajnerit. Ai ka thënë se “dardanët” janë favoritë për të fituar, por këtë duhet ta demonstrojnë në fushë.

“Jemi përgatitur shumë mirë, si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht. Edhe pse është miqësore, për ne ka rëndësi të fitojmë. Duhet të mësohemi me fitore. Besoj se jemi favoritë dhe më të fortë se Armenia. Por, futbollit nuk i dihet. Ne do të dalim me maksimumin tonë dhe do të demonstrojmë edhe në fushë që jemi favorit”, deklaroi sulmuesi,.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat