Dybala po martohet, Oriana zbulon detajet e dasmës

Futboll

Dybala po martohet, Oriana zbulon detajet e dasmës

Më: 21 mars 2024 Në ora: 16:42
Dybala e Oriana

Kanë mbetur edhe 4 muaj deri në një nga dasmat më të shumëpritura të vitit, ajo mes Paulo Dybala dhe Oriana Sabatini.

Në një intervistë për LAM, një program i njohur argjentinas, këngëtarja dhe aktorja dha disa pamje hipotetike të ngjarjes, duke mos fshehur entuziazmin dhe njëkohësisht nervozizmin për këtë fazë shumë të rëndësishme të jetës së saj.

“Më në fund po martohem, kanë mbetur edhe katër muaj. I kemi përcaktuar gjërat më të rëndësishme, mungojnë detajet. Nuk do të qetësohem derisa gjithçka të jetë perfekte, jam perfeksioniste. Edhe Paulo është i tillë. Jam nervoze dhe e stresuar”, – pranoi Oriana.

Dasma e Dybala dhe Oriana do të mbahet më 20 korrik në Argjentinë, në ‘Exaltación de la Cruz’. “Është vend i bukur, afër shtëpisë sime”, – saktësoi Sabatini, e cila gjithashtu shtoi se lista e të ftuarve nuk është përcaktuar ende, por me shumë mundësi do të jenë rreth 300 persona.

Mes tyre do të jenë të gjithë lojtarët e kombëtares argjentinase që fituan Kupën e Botës në Katar më 2022, si dhe disa të famshëm. Oriana siguroi gjithashtu se nuk do të jetë protagoniste e asnjë shfaqjeje muzikore gjatë festës: “Nuk dua të këndoj, por ta shijoj dasmën time”.

Sabatini do të veshë dy fustane nusërie. Njëri do të jetë i dizajnuar nga “Dolce & Gabbana”, ndërsa tjetri nga një stilist argjentinas,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat