Kush do të jetë trajneri i Bayernit?

Futboll

Kush do të jetë trajneri i Bayernit?

Më: 20 mars 2024 Në ora: 12:14
Flamuri i Bayernt

Kush do të jetë trajneri i ardhshëm i Bayern Munih, pas përfundimit të aventurës së Thomas Tuchel në “Allianz Arena” në verë? Një tregues më i saktë se cila do të jetë përgjigja për këtë pyetje mund të gjendet në intervistën që Max Eberl, drejtor sportiv i gjigantit bavarez, ka dhënë për “SportBild”:

“Për momentin nuk ka asnjë plan A, B apo C. Ne po analizojmë situatën.

Duhet të dimë çfarë ekipi kemi në dispozicion, çfarë ADN-je dëshiron klubi të çojë përpara, çfarë historie kemi pas nesh. Duhet t’i mendojmë me kujdes lëvizjet e radhës, nevojiten këpucët që do të përshtaten më mirë me këmbët tona.

Janë disa emra në qendër të vëmendjes tonë dhe do të donim të punonim në paqe për të kuptuar se çfarë të bëjmë. Bazuar në informacionin që do të mbledhim për sa i përket ngjashmërisë së pikëpamjeve dhe fizibilitetit ekonomik, do të përpiqemi të përmirësojmë vendimin”.

Por sa emra përmban kjo listë? Ja përgjigjja e drejtorit sportiv bavarez: “Janë pak më shumë se 4 emra, sigurisht jo 40. Lista përmban gjithashtu disa ide që mund të duken të pazakonta, por ne me të vërtetë duam të bëjmë zgjedhjen më të mirë për të ardhmen e Bayernit”.

Së fundi ka vend për të menduar edhe një nga emrat më të njohur, atë të Jurgen Klopp, i cili tashmë ka shpallur lamtumirën e tij me Liverpool-in: “E di se çfarë do të thotë kur e pranon publikisht se ‘nuk kam më energji’, ashtu si e ka bërë Jurgen.

Pak mund ta gjykojnë më mirë së unë, sepse e kam përjetuar vetë. Kur një profesionist i kalibrit të tij bën një deklaratë të ngjashme, puna zë vendin e dytë. Së pari është personi. Dhe për këtë arsye unë nuk do ta telefonoj atë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat