Derbi i Milanos drejt shtyrjes

Futboll

Derbi i Milanos drejt shtyrjes

Më: 19 mars 2024 Në ora: 21:13
Stadiumio në WSan Siro"

Interi kryeson renditjen e Serisë A me 14 pikë më shumë se Milani i vendit të dytë dhe, sipas shifrave aktuale, derbi i planifikuar për javën e 33-të mund të jetë ndeshja vendimtare për mbylljen e llogarive: nëse dy skuadrat arrijnë në takim me këtë hendek (ose me maksimumi 13 pikë, jo më pak) derbi mund t’u japë zikaltërve zyrtarisht titullin dhe yllin e dytë.

Megjithatë, tani ende nuk dihet e sigurt se kur do të luhet Milan-Inter: është një çështje delikate, sepse para derbit kuqezinjtë do të luajnë kundër Romës ndeshjen e dytë të çerekfinales së Europa League-s.

Ndeshja do të luhet në “Olimpico”, të enjten, më 18 prill, në orën 21:00, për këtë arsye po shqyrtohet mundësia që derbi i Milanos të zhvendoset për të hënën, më 22 prill. Në këtë mënyrë kuqezinjtë nuk do të detyroheshin të luanin dy ndeshje në hapësirën e pak më shumë se 48 orëve.

Komunikimi zyrtar nga Seria A për caktimin e ndeshjeve nga java e 33-të do bëhet këtë të mërkurë: për momentin, e vetmja gjë që mund të thuhet është se do të ketë shtyrje të derbit për të hënën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat