Mbrojtësi i huazuar nga Juventus ndryshon agjent

Futboll

Mbrojtësi i huazuar nga Juventus ndryshon agjent

Më: 17 mars 2024 Në ora: 13:27
Pamje nga një ndeshje

Dean Huijsen u huazua nga Juventus te Roma në merkaton dimërore.

Megjithatë, e ardhmja e mbrojtësi duket se do të marrë shpejt një tjetër rrjedhë. Huijsen së fundmi ka ndryshuar agjent duke ndarë rrugët me Alejandro Santisteban teksa aktualisht janë disa agjenci në garë për ta “fituar” si klient.

Kjo lëvizje e 18-vjeçarit ka ngritur pikëpyetje te drejtuesit e Romës që shpresonin ta mbanin holandezin edhe për një tjetër sezon në huazim.

Tashmë, pritet që Huijsen të rikthehet sërish te Juventus në verë dhe të shitet tek një tjetër klub i cili i garanton minuta të plota.

Në garë për shërbimet e mbrojtësit është Borussia Dortmund, me gjermanët që duket se janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 35 milionë euro për lojtarin në fjalë.

Aktualisht me Romën në Serie A, Huijsen është aktivizuar në 11 ndeshje për një total prej 413 minutash duke ia dalë të shënojë edhe gol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat