Mehmeti: Dinamo e motivuar dhe gati për Tiranën

Futboll

Mehmeti: Dinamo e motivuar dhe gati për Tiranën

Më: 16 mars 2024 Në ora: 13:57
Mehmeti

Dinamo do të luajë nesër derbin ndaj Tiranës, një sfidë që mund të rezultatojë vendimtare për fatet e sezonit.

Në konferencën për shtyp, trajneri Dritan Mehmeti u shpreh se ai shikon vetëm sfidën e radhës, pa menduar për Final 4.

Dinamo nuk e luajti ndeshjen me Teutën dhe ju keni pasur më shumë kohë të përgatiteni për derbin ndaj Tiranës. Sa ka ndikuar kjo?

Mendoj se nuk ka ndryshim të madh. Ne ishim gati për të luajtur ndaj Teutës.

Na prishi pak mikrociklin stërvitor, por kjo nuk ndikon për ndeshjen ndaj Tiranës. Na mungoi pak ritmi, por tashmë shohim para.

Si keni përgatitur derbin?

Për të përgatitur një derbi, bonusi emocional është në maksimum, kështu që ka motivim më të madh. Kemi punuar më shumë në aspektin tekniko-taktik.

Derbi gjithnjë është e paparashikueshëm dhe vetëm ndeshja mund të japë një përgjigje më të saktë se si e ke përgatitur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat