Maloku: Çdo ndeshje është finale për ne 

Futboll

Maloku: Çdo ndeshje është finale për ne 

Më: 13 mars 2024 Në ora: 22:11
Faton Maloku

Feronikeli 74 nga Drenasi kërkon pikë të plota në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Drita nuk ka alternativ tjetër pos trepikëshit që t’i shtojë gjasat reale për titullin e kampionit.

Drita renditet në vend të tretë me 46 pikë e ka pesë më pak se lideri Ballkani dhe Feronikeli 74 zë pozitën e shtatë me 26 sosh.

Portieri i Dritës, Faton Maloku, tha se janë përgatitur në aspektin taktik dhe psikologjik, sepse pozita e kundërshtarit të nesërm në tabelë nuk është aspak reale.

"Nesër ndeshemi me Feronikelin.

Ne jemi përgatitur për aq kohë sa kemi pasur për këtë ndeshje. Jemi përgatitur në mënyrën taktike dhe psiqike më shumë. E dim që kemi të bëjmë me një skuadër më të fortë, kështu nuk e tregon edhe tabela ku janë.

Mirëpo, unë mund të flas për ekipin tonë, kemi shumë kualitet dhe duhet ta tregojmë atë kualitet pa marrë parasysh se me kë luajmë.

Çdo ndeshje është finale për ne, sepse na duhen tre pikët kështu që do të mundohemi t'i qasemi lojës me seeiozitet maksimal që të marrim tre pikëshin", u shpreh me këmbëngulje portieri Maloku.

Dritës i mungon portieri Florian Smakiqi.

Ndeshja FC Feronikeli 74 - FC Drita zhvillohet nesër, e enjte ora 13:00 në Stadiumin "Rexhep Rexhepi", në Drenas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat