Trajneri i Besiktasit: Faji im, ndjesë tifozëve!

Futboll

Trajneri i Besiktasit: Faji im, ndjesë tifozëve!

Më: 13 mars 2024 Në ora: 14:25
Muçi e Rashica

Pikërisht një javë përpara 120-vjetorit të krijimit të klubit, Besiktasi u mposht 2-0 në transfertë nga Gaziantep, humbje që ka hidhëruar tifozët e bardhezinjve nga Stambolli.

Ernest Muçi dhe Milot Rashica e nisën takimin si titullarë, me lojtarin e kombëtares shqiptare që u zëvendësua në pjesën e dytë.

Besiktasi mbetet në vendin e katërt pas javës së 29-të, ndërkohë që Kasimpasa dhe Basaksehir janë gati ta “parakalojnë”.

Rreth humbjes së fundit foli trajneri Fernando Santos, i cili mori përsipër përgjegjësitë e rezultatit.

“U kërkoj falje gjithë tifozëve për rezultatin e keq.

Në përgjithësi luajtëm dobët dhe pa ritmin e duhur.

Përgjegjësia është e imja si trajneri i skuadrës. Duhet të ndryshojmë, duhet të përmirësohemi. Nuk treguam shpirtin e Besiktasit.

Nuk kishim agresivitetin e duhur. Gjithmonë duhet të vrapojmë dhe të luftojmë më shumë se kundërshtarët tanë.

Do të ulemi të bisedojmë me njëri-tjetrin për të rregulluar situatën. Ne duhet të jemi një skuadër që qarkullon topin dhe krijon më shumë raste”, u shpreh portugezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat