Dinamo kërkon “hakmarrjen” kundër Tiranës

Futboll

Dinamo kërkon “hakmarrjen” kundër Tiranës

Më: 13 mars 2024 Në ora: 11:09
Pamje nga një ndeshje

Dinamo shkon në derbin me Tiranën me një avantazh jo të vogël fizik, që ia ka mundësuar shtyrja e ndeshjes me Teutën në kampionat.

Skuadra e trajnerit Dritan Mehmeti ka pasur mundësinë të ruajë energjitë dhe ndoshta të rikuperojë në kohë edhe Gudiabin për këtë sfidë, të vetmin lojtar me probleme fizike.

Kundërshtari ka luajtur dy ndeshje para derbit, në Kupë me Teutën dhe në kampionat me Egnatian, ndërkohë që blutë këtë periudhë nuk kanë zbritur në fushë.

Jo për zgjedhje të tyren, kuptohet, por sepse kushtet atmosferike nuk lejuan zhvillimin e ndeshjes me durrsakët.

Të dielën Dinamo duhet ta shfrytëzojë këtë ‘armë’ për të mundur për herë të parë Tiranën në këtë sezon. Në tri sfidat e deritanishme, Tirana ka fituar dy herë, ndërsa një ndeshje ka përfunduar në barazim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat