Rinovimi i kontratës së Lautaro Martinez

Futboll

Rinovimi i kontratës së Lautaro Martinez

Më: 12 mars 2024 Në ora: 14:55
Lautaro Martinez

Interi bëhet gati për ndeshjen e kthimit të raundit të 1/8 të finaleve të Champions League ndaj Atletiko Madrid.

Por Madridi nuk do të jetë vetëm një pikë themelore për ecjen e Interit në Champions League, atje ku zikaltërit, pasi kanë humbur vitin e kaluar ndaj Mançester Sitit në finale, kërkojnë të jenë fitues.

Veçse mbi të gjitha edhe një takim i rëndësishëm për rinovimin e kontratës së Lautaro Martinez, kapiteni dhe golashënuesi më i mirë i Interit këtë sezon në të gjitha aktivitetet që janë luajtur.

Sipas asaj që raporton calciomercato.com, drejtuesit e skuadrës zikaltër do të takojnë Alehandro Kamanon, që pikërisht në kryeqytetin spanjoll ka bazën e tij, ndërsa me të nevojitet të diskutohet zgjatja e kontratës deri më 2026-ën. Për Interin, Lautaro Martinez është gjithçka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat