Chelsea mposht Newcastle

Futboll

Chelsea mposht Newcastle

Më: 11 mars 2024 Në ora: 23:35
Mudryk

Chelsea ka arritur ta mposhtë Newcastle në ndeshjen e vlefshme për Javën e 28-të në Premier League.

Rezultati i takimit në "Stamford Bridge" ka qenë 3-2. 

Skuadra e Mauricio Pochettino ka shënuar fillimisht me Jackson në minutën e gjashtë, por reagimi i Newcastle nuk ka vonuar, duke përgjigjur me një gol nga Isak brenda pjesës së parë.

Megjithatë, në pjesën e dytë, Chelsea ka treguar një përkushtim të madh për fitore duke shënuar dy gola shtesë. Fillimisht ka shënuar Palmer në minutën e 57-të, ndërsa mëpas edhe Mudryk në minutën e 76-të.

Newcastle ka mundur ta ngushtojë rezultatin në përfundimit të ndeshjes, duke gjetur rrjetën në minutën e 90-të përmes golit të Murphy. 

Pas kësaj fitoreje, Chelsea vazhdon në vendin e dhjetë në tabelën e Premier League, ndërsa Newcastle zë vendin e dhjetë. Tabela kryesohet nga Arsenal. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat