Publikohen formacionet e Erzenit dhe Partizanit në duelin e sotëm

Futboll

Publikohen formacionet e Erzenit dhe Partizanit në duelin e sotëm

Më: 10 mars 2024 Në ora: 13:18
Foto ilustrim

Ndeshja e sotme mes Erzenit dhe Partizanit mund të jetë shumë e rëndësishme për fatin e dy skuadrave në këtë edicion. Në sfidën e javës së fundit të fazës së tretë, të dy skuadrat hyjnë në fushë të ndërgjegjshme që nuk u lejohen më hapa të gabuar.

Shijakasit vijnë pas një humbje të rëndë në Kupë, por të ndërgjegjshëm që mund të vendosin në vështirësi çdo ekip, siç e kanë treguar përballë Partizanit të cilin e mundën në Tiranë në fund të fazës së dytë, teksa synojnë pikë për mbijetesën.

Ndërsa të kuqtë vijnë në këtë sfidë pas një eliminimi të dhimbshëm në Kupë, të ndërgjegjshëm që një tjetër goditje në kampionat, mund t’i zhyste edhe më keq në krizë e vërë në dyshim kualifikimin në “Final Four”.

FORMACIONET ZYRTARE

ERZENI: Hasanbelli, Kacbufi, Atanda, Asani, Alba, Migone, Kadriu, Maliqi, Kahrimanoviç, Mihana, Zeka.
Trajner: A. Deliallisi

PARTIZANI: Hoxha, Preka, Sota, Hadroj, Buxhelaj, Vila, Maget, Murataj, Taipi, Cara, Mba.
Trajner: O. Shehi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat