E pëson edhe kolegu i Gjimshitit

Futboll

E pëson edhe kolegu i Gjimshitit

Më: 9 mars 2024 Në ora: 11:59
Gjimshiti e Toloi

Grabitjet e shtëpive të futbollistëve janë kthyer në modë prej kohësh, teksa këto raste janë shtuar shumë në kohët e fundit.

Viktima e radhës është Rafael Toloi, kapiteni i Atalantës.

Shtëpia e mbrojtësi italo-brazilian është grabitur gjatë së dielës së kaluar raporton shtypi italian. Gjatë kohës që luhej ndeshja Atalanta-Bologna.

33-vjeçari është i pesti lojtar apo ish-lojtar i Atalantës që bie pre e hajdutëve në një periudhë më pak se një vit. Më parë e kishin pësuar emra si Jeremie Boga, Luis Muriel, Merih Demiral e Gianluca Scamacca.

Grabitësit, të pashqetësuar nga mungesa e futbollistit dhe familjarëve të tij, kanë arritur të marrin bizhuteri dhe disa orë të shtrenjta.

Toloi është pjesë e Atalantës prej vitit 2015. Duke qenë bashkë me Berat Gjimshitin një ndër “senatorët” e skuadrës së drejtuar nga Gian Piero Gasperini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat