Sejdiu dhuron super asistim vendimtar në Holandë

Futboll

Sejdiu dhuron super asistim vendimtar në Holandë

Më: 8 mars 2024 Në ora: 22:36
Patriot Sejdiu

NAC Breda ka shënuar fitore në udhëtim te Jong Ajaxi të premten mbrëma në kuadër të xhiros së 29-të të kategorisë së dytë të futbollit holandez.

Golin e fitores, mysafirët e shënuan në minutën e 58-të, kurse asistues në golin e pikëve të plota ishte Patriot Sejdiu.

23-vjeçari, që është i huazuar nga Malmo deri në fund të edicionit, ka katër gola të shënuar e dy asistime në 16-të paraqitje dhe Sejdiu luajti deri në minutën e 94-t.

NAC Breda ka 46 pikë në vendin e shtatë. Është në grupin që lufton për ngjitje në Eredivisie nëpërmjet plejofit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat