Tuchel kritikon veten

Futboll

Tuchel kritikon veten

Më: 8 mars 2024 Në ora: 16:47
Thomas Tuchel

“Ka gjithmonë shpresë, fitorja kundër Lazios na ndihmon edhe për mënyrën se si e arritëm.

Kualifikimi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve duhet të na japë kurajo dhe besim për ndeshjet e ardhshme, të cilat duhet t’i përballojmë si gjithmonë kur veshim fanellën e Bayern Munich.

Të shtunën presim më të mirën, shpresojmë që ndeshjet në shtëpi kundër Leipzig dhe Lazio të na japin besim në vetvete”.

Kështu foli trajneri i Bayern Munich, Thomas Tuchel, në një konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Mainz në Bundesligë. 

Më pas u orientua te lufta për titull me Bayer Leverkusen, i cili aktualisht ka 10 pikë avantazh ndaj bavarezëve:

“Nëse do të thoja se do ta fitojmë titullin e Bundesligës, njerëzit do të konsideronin skizofren, ose nuk kam kontakt me realitetin. Sidoqoftë, kur them se ka ende shumë ndeshje dhe pikë në dispozicion, besoj se po bëj një vlerësim real.

Fillimisht duhet të gjejmë një stabilitet të ri, më pas të mos e thellojmë distancën me kreun. Titulli sigurisht që nuk është në duart tona, Leverkusen nuk na ndjen duke i marrë frymë në qafë për momentin. Dhe ky është faji ynë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat