Shaqiri e nis për mrekulli sezonin e ri me Chicagon, momenti kur shënoi nga penalltia

Futboll

Shaqiri e nis për mrekulli sezonin e ri me Chicagon, momenti kur shënoi nga penalltia

Më: 3 mars 2024 Në ora: 09:22
Xherdan Shaqiri

Sezoni i ri në MLS, por Xherdan Shaqiri është ai i vjetri dhe e ka nisur për mrekulli me gol të shënuar.

Ylli nga Kosova tani si kapiten i skuadrës së tij Chicago Fire e ka nisur nga minuta e parë ndeshjen ndaj Cincinatit ku janë mposhtur me rezultat 1-2.

Gjithsesi për Shaqirin ishte një paraqitje e shkëlqyer, pasi ishte lojtari me notën më të lartë te skuadra e tij.

Reprezentuesi zviceran realizoi golin e vetëm për skuadrën e tij, kur shënoi nga penalltia në minutën e 45-të.

Ky ishte goli i parë sezonal për yllin gjilanas, i cili duket në formë të shkëlqyer në këtë fillim sezoni në MLS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat