Capello dyshon nëse Ibra do të jetë diplomatik si drejtues

Futboll

Capello dyshon nëse Ibra do të jetë diplomatik si drejtues

Më: 2 mars 2024 Në ora: 16:23
Pioli

“Unë kam vetëm një dyshim. Do të doja të dija nëse ai do të jetë në gjendje të jetë diplomatik jo vetëm publikisht, por edhe privatisht”. Fabio Capello, i intervistuar nga “Gazzetta dello Sport”, analizon në detaje rolin e ri të Zlatan Ibrahimovic, gjithnjë e më qendror në Milanin e së tashmes dhe së ardhmes.

Mënjanë dyshimet, ish-trajneri ka besim: “Zlatan është një djalë krenar dhe inteligjent, nuk mendoj se ia hedh si peshë vetes tema që nuk i njeh aq mirë sa njeh fushën e blertë. Në sektorë të tjerë, në mënyrë të pashmangshme duhet të fitohet eksperiencë.

Dhe duke marrë parasysh investimin e klubit, eksperiencën duhet ta fitojë shpejt”.

Kur të flasë Ibra a do të ndihet më pak i fortë Pioli?
Nuk e di nëse do të jetë i lumtur për këtë, por Stefano e di më mirë se kushdo se përtej fjalëve apo roleve, kjo punë ka të bëjë me rezultatet. Fjalët e përgjegjësve duhen dëgjuar, padyshim, por në fund të fundit fitoret vlejnë më shumë se çdo gjë në fushë. Gjithsesi e njëjta gjë ndodhi me Maldinin dhe Massara, ata ishin pjesë e ekipit dhe Pioli mundi të përfitonte nga përvoja e tyre. Ibra nuk do të flasë në vend të trajnerit, kurrë nuk duhet t’ia lejojë vetes ta bëjë këtë.

A nuk rrezikohen lojtarët të dalin në plan të dytë?

Jo, nuk mendoj kështu. Ibra është i pari që e di se lojtarët luajnë në fushë, jo ata që flasin, stimulojnë, ndihmojnë nga jashtë. Në fakt, askush nuk e di më mirë se ai këtë. Merkatoja?

Ai mundet dhe duhet të vendosë për gjithçka, por do të jetë instinktiv dhe do të kërkojë t’i ndajë përgjegjësitë.

Të mirat dhe të këqijat duhet të merren parasysh kur zgjedh një trajner të ri të mundshëm, llojin e ekipit që i vë në dispozicion, burimet që ke dhe objektivat që i vendos vetes. Për të gjitha këto, sot për sot është e vështirë flasësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat